Reforma kalon në kalendarin e Kuvendit, votimi në 21 korrik

Debati mbi Reformën në Drejtësi është drejt fundit. Lëvizja e fundit e Konferencës së Kryetarëve pak para nisjes së seancës plenare, është dhe kalimi i draftit të Reformës, në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Drafti ka kaluar me miratimin e mazhorancës dhe votat e saj pasi opozita ka dalë kundër dhe qëndrimet e saja lidhet me pranonim e rekomandimit 88 të komisionit të Venecias. Shumica ka kërkuar që drafti për reformën në drejtësi të votohet më 21 korrik.

Në seancën e sotme pritet të kalojë programi i punës për periudhën 4-29 korrik si dhe të miratohet kalendari 3-javor i punimeve të Kuvendit që shënon dhe mbylljen e sesionit parlamentar të verës.

Një javë më parë, Këshilli nuk gjeti konsensus për shqyrtimin e draftit të ndryshimeve kushtetuese, pasi opozita kundërshtoi kërkesën e maxhorancës që drafti t’i kalojë menjëherë seancës plenare, pa u shqyrtuar më parë sipas procedurës rutinë, në Këshillin e Legjislacionit dhe komisionin e Ligjeve. Raporti i përcjellë seancës së sotme për vendim, përfshin dy mendimet e kundërta të palëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?