Reforma në administratë, Harito:Vendet e punës jo me miq dhe parti

Në vijim të ciklit të takimeve me stundetë për prezantimin e reformës në administratën publike, Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ishte në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës.

Harito bisedoi me stundetët për procesin e ri të rekrutimeve dhe konkurset e zhvilluara për vendet vakante në Administratën Publike dhe rëndësinë e përgatitjes profesionale dhe edukative të të gjithë studentëve.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve Harito tha se “sot asnjë mik, asnjë parti politike nuk mund t’ju japë një vend pune në shërbimin civil të administratës por të gjithë që kanë përgatitje profesionale mund të dalin fitues në procesin e rekrutimit. Shifrat e konkurseve për vendet vakante në administratën publike tregojnë se kjo reformë ka bazën vetëm tek meritokracia”.

Harito përmendi se në fazën e parë të konkurseve nuk u arritën të plotësoheshin vendete vakante nga ku dolën 38 fitues për 113 vende pune ndërkohë në fazën e dytë e konkurseve numri i fituesve ishte më i lartë 114 për 148 vende pune.

Rritja e numrit të fituesve dëshmon për rritjen e seriozitetit dhe angazhimit të aplikantëve në procesin e testimit ashtu siç edhe tregon se me këto konkurse jemi duke përthithur kandidatë me përgatitje të lartë profesionale.

Ministrja Harito nxiti studentët të besojnë në reformën e administrates publike dhe të marrin pjesë në konkurset e radhës që do të zhvillohen nga Departamenti i Adminisrtatës Publike.

SHKARKO APP