Rama shkon tek privati dhe deklaron: Kthesë historike edhe për gjimnazin nga reforma në arsimin e lartë
Nga ambientet e nje universiteti privat ne Tirane, Kryeministri Edi Rama tha se reforma në arsimin e lartë është edhe një kthesë historike për shkollën e mesme. Rama tha se frytet e reformës në arsim do të ndihen pas disa vitesh. Kreu i ekzekutivit u shpreh se me këtë reformë studentët kanë në dorë vetë fatin sapo hyjnë në bankat e shkollës së mesme.
“Ne jemi sot në një moment historik për arsimin e lartë pasi ka filluar zbatimi i një reforme rrënjësore që ndan të shkaurën nga e ardhmja. Është një reformë e thellë, zbatimi i të cilës nuk është i lehtë dhe frytet e të cilës do t;i shikojmë në vite.
Por dy gjëra mund të thuhen që sot. Në universitet sot regjistrimi po bëhet me radhë dhe radhën po e percakton merita, më të mirët përpara, të tjerët pas tyre, të papenguar, të pabllokuar, të papërjashtuar nga asnjë fuqi tjetër, as nga miku, as nga fisi, as nga partia, as nga leku, as nga shanci qorr i tjetrit. Në një proces ku secili mund të marrë vendin që i takon, por askush nuk mund ti zërë tjetrit vendin duke përdorur fuqi jashtë meritës së vet. Kjo reformë e vendos fatin e secilit, në duart e secilit.
Që kur hyn në shkollë të mesme cdo nxënës dhe nxënese e ka në dorë fatin e vet dhe e vendos përmes rezultateve të veta. Kjo është një reformë që nuk përcakton një cilësi të re, po është edhe kthesë historike për shkollën e mesme”- tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

