Reforma në drejtësi, Ambasadori Lu takon Presidentin Nishani

Ekspertët e nivelit të lartë për reformën në drejtësi janë mbledhur sërish sot në Kryesinë e Kuvendit, ndërsa kanë hyrë në ngërç bisedimet mes palëve.

Ekspertët e Partisë Demokratike kanë deklaruar se nuk kanë marrë njoftim për mbledhjen e sotme. Për të zhbllokuar bisedimet duket se do të duhet sërish ndërhyrja e Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin.

Ambasadori amerikan rreth orës 10:00 ka nisur një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani në Presidencë dhe në qendër të bisedimeve mendohet të jetë pikërisht reforma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë ekspertët e Partisë Demokratike braktisën tryezën e bisedimeve duke akuzuar shumicën për mosreflektim ndaj rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?