Reforma në drejtësi, ekspertët: Presidenti dhe ministri, jo në KLD

Reforma në gjyqësor pritet të prekë të gjitha institucionet e drejtësisë sidomos rolin e Presidentit, Prokurorit, si dhe përbërjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në draftin prej 50 faqesh që ekspertët dorëzuan në tryezën e komisionit të reformës në drejtësi sugjerohet rishikimi i formulës së zgjedhjes së Presidentit. Objektivi i parë i strategjisë së reformës në drejtësi është pikërisht ruajtja e ekuilibrave që rrjedhin nga roli i Presidentit si dhe garantimi i bashkëpunimit me institucionet kushtetuese .

“Presidenti ka një rol mjaft të rëndësishëm ekuilibrues në sistemin e drejtësisë. Kryerja me sukses e këtij roli duhet të garantohet nga përgjegjësitë që Kushtetuta i jep Presidentit në raport me sistemin e drejtësisë, mënyra e zgjedhjes së tij dhe instrumentet që mundësojnë bashkëpunimin midis Presidentit dhe institucioneve të tjera kushtetuese”.

Riorganizimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është një tjetër pikë e draftit që është trajtuar edhe nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT.

Sipas tyre, presidenti dhe ministri nuk duhet të jenë më pjesë e KLD-­së.

Objektivi 1

Ruajtja e ekuilibrave që rrjedhin nga roli i Presidentit të Republikës në sistemin e drejtësisë dhe garantimi i bashkëpunimit mes institucioneve kushtetuese. Presidenti ka një rol mjaft të rëndësishëm ekuilibrues në sistemin e drejtësisë. Kryerja me sukses e këtij roli duhet të garantohet nga përgjegjësitë që Kushtetuta i jep Presidentit në raport me sistemin e drejtës së, mënyra e zgjedhjes së tij dhe instrumentet që mundësojnë bashkëpunimin mid s Pres dent t dhe institucioneve të tjera kushtetuese. Masat që do të ndërmerren për të realizuar këtë objektiv, kërkojnë ndryshime kushtetuese si dhe miratimin e një ligji organik për institucionin e Presidentit të Republikës, në reflektim edhe të standardeve dhe praktikave më të mira në këtë fushë. Ato synojnë të garantojnë pavarësinë e Presidentit në ushtrimin e funksioneve që lidhen me sistemin e drejtësisë, të ridimensionojnë pozitën e tij në raport me gjyqësorin duke përshtatur kompetencat e Presidentit me formulën që do të aplikohet për zgjedhjen e tij. Kjo do të thotë që një president i zgjedhur në mënyrë konsensuale duhet të ushtrojë më shumë përgjegjësi në raport me gjyqësorin. E kundërta duhet të ndodhë në qoftë se Presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Një tjetër synim i reformës kushtetuese në lidhje me Presidentin do të jetë shmangia e mosmarrëveshjeve të shpeshta kushtetuese ndërmjet Presidentit dhe institucioneve të tjera kushtetuese (p.sh. Kuvendi) për ta bërë sa më efektiv bashkëpunimin ndërmjet tyre

Objektivi 2.

Ridimensionimi nga pikëpamja kushtetuese i institucioneve që lidhen me gjyqësorin, si Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, me synimin kryesor garantimin e një gjyqësori të pavarur, të paanshëm, efektiv dhe llogaridhënës. Normat kushtetuese që rregullojnë përbërjen, mënyrën e emërimittëanëtarëve, përgjegjësitë dhe mënyrën e funksionimit të KLD­së lipset të rishik hen, në mënyrë që të garantohet pavarësia, përgjegjshmëria, cilësia e përbërjes.dhe efiçien a e këtij organi të rëndësishëm kushtetues dhe përmes tij mirëqeverisja dhe pavarësia e gjyqësorit. Një ndër prioritetet e reformës në drejtësi, që pritet të realizohet pjesërisht përmes amendimeve kushtetuese, është shndërrimi i Gjykatës së Lartë në një gjykatë ligji që ka si detyra kryesore ose ekskluzive: i) garantimin e interpretimit uniform të ligjit e anë të procesit të unifikimit të praktikës gjyqësore; dhe ii) garanti in e kohëzgjatjes së arsyeshme të gjykimeve nga gjykatat më të ulëta. Reforma kushtetuese do të synojë forcimin e garancive për pavarësinë, integritetin dhe efiçiencën e sistemit të prokurorisë përmes rishikimit të formulës kushtetuese të emërimit, shkarkimit apo kufizimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, por edhe përmes rishikimit të mënyrës së organizimit të sistemit të prokurorisë. Reforma kushtetuese do të synojë krijimin e një organi të posaçëm kushtetues me përgjegjësi të qarta dhe mjete të përshtatshme pë shqyrtimin dhe ndëshkimin e shkeljeve disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë.

Objektivi 3.

Garantimi i pavarësisë dhe i efektivitetit të Gjykatës Kushtetuese në këndvështrimin kushtetues Gjykata Kushtetuese ka një rol mjaft të rëndësishëm në sistemin kushtetues të çdo shteti demokratik. Ajo garanton zbat min e parimeve themelore kushtetuese nga të gjitha institucionet kushtetuese në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të individit. Analiza e Sistemit të Drejtësisë ka identifikuar probleme lidhur me pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese d e me efektshmërinë e vendimeve të saj. Bazuar në këto gjetje, reforma e propozuar kus tetuese do të rishikojë procesin e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, rregullat që kanë të bëjnë me qëndrimin në detyrë të gjyqtarit tej mandatit kushtetues, rastet e mbarimit të mandatit dhe të shkarkimit nga detyra, modalitetet e dorëheqjes së gjyqtarit kushtetues dhe përtëritjen e pjesshme të Gjykatës Kushtetuese. Më konkretisht, amendimet e propozuara kushtetuese do të synojnë: Mirëpërcaktimin e rregullave për zhvillimin e procesit të emërimit të gjyqtarëve kushtetues, duke përfshirë rregullat dhe kriteret për përzgjedhjen e kandidaturave në respektim të pavarësisë, paanshmërisë dhe parimit të luajalitetit kushtetues. Vendosjen e kritereve të qarta kualifikuese për të garantuar një përbërje cilësore të Gjykatës Kushtetuese. Shmangien e politizimit të procesit të emërimit dhe përbërjes së Gjykatës Kushtetuese përmes dispozitave që garantojnë mbështetje të gjerë të kandidaturave në Kuvend, duke përfshirë dhe kontrollin e ndërsjellë të shumicës dhe pakicës parlamentare mbi procesin e votimit, me qëllim balancimin e pushtetit të shumicës parlamentar. Garantimin e funksionimit kolegjial të GJK­së dhe shmangien e qëndrimit të tejzgjatur në detyrë për të ruajtur parimet kushtetuese të pavarësisë dhe paanshmërisë së GJK-­së. Respektimin e kohëzgjatjes dhe paprekshmërisë së mandatit kushtetues. Rishikimin e dispozitave kushtetuese për të krijuar modalitete dhe afate të qarta për çështje që kanë të bëjnë me shkarkimin dhe mbarimin e mandatit të gjyqtarëve. Përfshirjen edhe të gjyqtarëve kushtetues në sistemin e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë përmes rregullimit të qartë material dhe procedural të përgjegjësisë disiplinore të tyre, duke parashikuar që sistemi i përgjegjësisë disiplinore të tyre të jetë nën autoritetin e një tribunali të posaçëm disiplinor ose nën autoritetin e vetë Gjykatës Kushtetuese me juridiksionin e Gjykatësm Identifikimin më të saktë të çështjeve që lidhen Kushtetuese, duke synuar shmangien e saj si shkallë ekatërtgjykimi, si dhe qartësimin e legjitimitetit të subjekteve të kushtëzu ra e të pakushtëzuara që iniciojnë çështje për një gjykim kushtetues.

Objektivi 4.

Rritja e efiçiencës dhe efektivitetit të Gjykatës Kushtetuese në nivel ligjor. Gjykata Kushtetuese është një org n kushtetues që ka për mision final ruajtjen e kushtetutshmërisë dhe mbroj jen e ë drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ajo funksionon si organ i pavarur dhe ka në kompetencë të shfuqizojë aktet e pushtetit publik si dhe vendimet e gjykatave të zakonshme kur ato bien ndesh me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Nisur nga këto veçanti që ajo paraqet si dhe duke iu referuar praktikës së saj 23­vjeçare, Gjykata Kushtetuese ka pasur një rol të rëndësishëm e të pazëvendësueshëm në vendosjen dhe respektimin e parimeve kushtetuese, si: ndarja dhe balancimi i pushteteve, shteti i së drejtës, demokracia, hierarkia e akteve normative dhe supremacia e kushtetutës, respektimi i të drejtave të njeriut, siguria juridike etj. Megjithatë, edhe ky organ gjatë praktikës ka asur në disa pengesa kushtetuese dhe ligjore, të cilat në disa raste kanë sjellë si pasojë mosfunksionimin efikas të saj nga pikëpamja organizative ose mosqenien efektive në us trimin e kompetencave që asaj i janë njohur nga Kushtetuta. Objektivat kryesorë lidhur me efektivitetin e Gjykatës Kushtetuese do të arrihen me anë të ndërhyrjeve në ligjin organik, duke synuar: Përqasjen me Kushtetutën të subjekteve që legjitimohen t’i drejtohen GJK­së sipas ligjit organik të GJK­së përmes përfshirjes edhe në ligj të subjekteve që parashikon neni 134/1 i Kushtetutës. Parashikimin e afateve më të arsyeshme për disa nga procedurat që parashikohen në ligjin organik të GJK-­së për të garantuar sigurinë juridike të shtetasve dhe pajtueshmërinë e këtyre afateve me praktikën e GJEDNJ­-së. Garantimin e ushtrimit kushtetues të funksionit nga disa zyrtarë të lartë, duke(p.sh. . Vendosjen e mekanizmave efektive, me qëllim detyrimin e institucioneve përkatëse të zbatojnë vendimet e saj për vendos en në vend të së drejtës së shkelur të individit, sipas konstatimit të G ykatës, në pë puthje me nenin 13 të KEDNJ­-së. Përqasjen me Kushtetutën të pa ashikimeve ligjore që lidhen me fuqinë juridike të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe qa tësimin e fuqisë prapavepruese të këtyre vendimeve. Rregullimin e statusit ligjor të këshillt rëve ligjorë të Gjykatës, si hallkë e pazëvendësueshme në vendimm rrjen e s j, që garanton cilësinë dhe efikasitetin e saj. Vlerësimin e mundësisë për vendosjen e tarifave të arsyeshme dhe proporcionale të shërbimit për vënien në lëvizje të GJK­së, por pa cenuar aksesin e subjekteve në këtë gjykatë. 

 

 

SHKARKO APP