Reforma në drejtësi, Euralius merr në dorë implementimin e ligjeve

Misioni Europian i asistencës ligjore Euralius do të sjellë në Tiranë ekipin e ri të ekspertëve që do të punojnë ngushtë me implementimin e ligjeve të reformës në drejtësi. Ekspertët do të jenë 8 dhe do të punojnë në Shqipëri për një periudhë 36 mujore duke asistuar në fusha të ndryshme për të rritur transparencën dhe besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.

Euralius do të sjellë në Shqipëri ekipin e ri me 8 ekspertë afatgjatë me misionin për konsolidimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Objektivi kryesor i misionit Euralius V është të forcojë pavarësinë, transparencën, eficencën, llogaridhënien dhe besimin e publikut te sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky projekt do të fillojë më 1 prill dhe do të zgjasë për 36 muaj, deri në vitin 2021.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga ekspertët që do të rekrutohet është lideri i Skuadrës detyra e të cilit do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe arritjen e rezultateve, gjithashtu do të asistojë punën e parlamentit dhe Ministrisë së Drejtësisë

2 ekspertë do të asistojnë institucionet qeverisëse të sistemit të drejtësisë, specifikisht për zhvillimin e karrierës së prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe hetimet disiplinore ndaj tyre.

Një ekspert do të merret me drejtësinë penale dhe menaxhimin e zyrës së gjykatës dhe Prokurorisë duke përfshirë ri-organizimin e tyre siç e kërkon ligji.

Një ekspert IT që do të asistojë platformën dixhitale të sistemit të drejtësisë,

një ekspert për trajnimin e zyrës së prokurorisë i cili do të mbështesë shkollën e magjistraturës si dhe krijimin e strukturave të brendshme funksionale brenda institucioneve të drejtësisë së re.

Një ekspert për të drejtën civile duke përfshirë dhe të drejtën e pronës i cili do të ndihmojë Departamentin e Kodifikimit në Ministri për të ndërtuar kapacitetet në fushën e së drejtës civile dhe një Drejtues i zyrës së administrimit.

Këta 8 ekspertë do të jenë ekipi i ri i misionit Euralius V, që do të monitorojnë nga afër reformën në drejtësi.

 

/Ora News

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?