Reforma në Drejtësi/Fevziu: Gjuha e mesazheve e papranueshme për një përfaqësues diplomatik
Drejtësia e re nuk është ajo që prisnin shqiptarët, këtë e pohojnë analistët dhe vetë politikanët. Analisti Ilir Kalemaj thotë se njerëzit janë zhgënjyer për shkak të vonesave të reformës.
Blendi Fevziu nënvizon ndër të tjera se “Reforma në Drejtësi ka qenë e domosdoshme por çdo tentativë për ta devijuar në favor të njërit apo tjetrit është kosto shtesë që do ta dëmtojë atë”. Gazetari dhe moderatori Roland Qafoku, thotë se nuk po bëhet Reformë në Drejtësi, por reformë në politikë.
Nga ana tjetër, ndërkombëtarët duhet të ishin rojtarët e implementimit të paanshëm të Reformës në Drejtësi. Në kohën kur flitet për atentate ndaj kësaj reforme, situata duket sikur i ka përfshirë edhe ata në këtë vorbull.
Mesazhet e publikuara në emisionin ”Opinion” nga ana e Presidentit Ilir Meta, implikojnë diplomatë të huaj dhe politikanë shqiptarë. Çfarë fshihet vërtet pas tyre? ”Gjuha e mesazheve ishte e papranueshme për një përfaqësues diplomatik”,-deklaroi Fevziu për ”A2”.