Reforma në drejtësi, Halimi: Do të dalim me një platformë të qartë në shtator
Pas mbledhjes mes anëtarëve të komisionit të Partisë Demokratike për Reformën në Drejtësi , e cila u mbajt me dyer të mbyllura në selinë blu, deputeti i PD-së, Eduard Halimi deklaroi se sot u bë takimi me ekspertet e fushës dhe u ndanë detyrat për gjithsecilin prej tyre.
Deputeti i PD-së pohoi gjithashtu se gjatë muajit gusht do të vijohet nga puna për plotësimin e një platforme, e cila do të jetë gati për në muajin shtator.
Kurse pyetjes në lidhje me axhendën e kryeministrit Edi Rama sa i takon miratimit të reformës në drejtësi në muajin nëntor, Halimi tha se ‘nuk merremi me axhendën e kryeministrin, PD ka axhendën e vet’.
“Ne s’kemi lidhje me axhendën e kryeministrit, por me atë të PD. Në mënyrë që në shtator mos të pengojmë punën dhe dokumentet në komisionin e Venecias. Që mos të pengohet ky proces që mos të pengohet ky proces. Aktualisht, sipas atyre që lexojmë, bëhet fjalë për disa ndryshime në Kushtetutë. Ajo që është e rëndësishme është që reforma të bëhet sipas standardeve europiane dhe gjithëpërfshirje dhe sipas standardeve të Komisionit të Venecias. Mazhoranca u ndal nga një metodologji e gabuar. Kësaj metodologjie i është dhënë fund, edhe falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve. Qëllimi i kryeministrit nuk duhet të bëjë me kapjen e sistemit të drejtësisë, por me shpalljen e luftës kundër korrupsionit. Do të vijojë gjatë gjithë muajit gusht, që në muajin e parë në mbledhjen e në shtator PD do të dalë me një platformë të qartë për reformën në drejtësi. Do kemi një platformë të qartë dhe të plotë, për të larguar nga sistemi gjyqtarët e korruptuar”, sqaroi Halimi.
Duke përfunduar se sot ishte një takim i parë me anëtarët e komisionit për të ndarë punën dhe duke nisur nga ditët në vijim do vijojë një punë intensive për ta bërë të vlefshme.
“Ekspertët kanë përfunduar dhe kanë paraqitur 3 dokumente dhe të cilat do trajtohen dhe nesër në mbledhjen e komisionit. Me vendimin e javës së kaluar, do t’i bashkëngjitet puna e grupit të ekspertëve. PD do japë impakt konkret në sistemin e drejtësi”, tha Halimi.