Reforma në drejtësi, Halimi: PD, do të paraqesë variantet e saj

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, reagoi pas deklaratave të Fatmir Xhafës për reformën në drejtësi, duke deklaruar se opozita kërkon “që reforma në drejtësi të jetë tërësore, jo e fragmentuar, transparente dhe gjithëpërfshirëse”.

“Reforma t'i japë fund lirimit të trafikantëve dhe t'i japë fund mbajtjes në burg të të varfërve. Kapja e sistemit të drejtësisë duhet të ndalet”, tha Halimi në një deklaratë për mediat.

“Për të dy dokumentet që paraqiti zoti Xhafa, ne do të prezantojmë variantin tonë”, shtoi deputeti Halimi.

SHKARKO APP