Reforma në drejtësi, ja ndryshimet në opinionin final të Venecias

Komisioni i Venecias ka zhvendosur versionet për zgjedhjen e anëtarëve juristë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga dokumenti kryesor në një fusnotë, duke rrezikuar një debat të ri mes palëve politike në Shqipëri.

Kështu, ky organizëm ka publikuar dje opinionin përfundimtar për paketën e ndryshimeve kushtetuese, ndërkohë që mazhoranca dhe opozita në Shqipëri janë përfshirë në negociata për një produkt final mbi reformën në drejtësi.

Opinioni përfundimtar, i publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias paraqet ndryshime të vogla nga drafti i sjellë në Tiranë në fund të shkurtit, por ai rrezikon të shkaktojë komplikime të reja në diskutimet mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në dokumentin e vet final, Komisioni i Venecias ka rishikuar paragrafët ku propozonte një zgjidhje “jo-teknike” për emërimet e anëtarëve juristë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në draftin e mëparshëm, Venecia kishte shpjeguar në tri paragrafë të veçantë variantet që mund të garantonin një rol të opozitës në zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ, përveç kufirit të lartë të shumicës së cilësuar.

Në këta paragrafë, Venecia propozonte përqendrimin e votave të opozitës në dy kandidatë, por edhe një ndarje 3 me 2 të anëtarëve mes mazhorancës dhe opozitës apo futjes në lojë të listave nga partitë.

Në variantin përfundimtar, këta paragrafë janë zhvendosur nga dokumenti kryesor në një fusnotë, duke iu referuar një opinion i të mëparshëm që Komisioni ka dhënë për Malin e Zi.

Shumica e cilësuar për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor apo atij të Prokurorisë është një temë e nxehtë debati mes mazhorancës dhe opozitës.

Ekspertët që përgatitën draftet kanë përcaktuar shumicën me 3/5 për zgjedhjen e tyre, por opozita kundërshton ashpër, duke iu frikësuar kapjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor nga mazhoranca aktuale.

Konkretisht, opinioni final i Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi ndryshon në tetë paragrafë të tij, kryesisht këto ndryshime teknike, krahasuar me dokumentin që ky organizëm nxori në fund të muajit shkurt.

Në planin politik, kjo do të thotë që Partisë Demokratike të opozitës t’i bien disa pika nga 11 kritikat që ajo e kushtëzoi dialogun e saj politik me mazhorancën një javë më parë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?