Reforma në drejtësi, Kuvendi miraton me 93 vota ngritjen e komisionit

Kuvendi miratoi të enjten me 93 vota krijimin e komisionit te posaçëm për reformën në drejtësi.

Vendimi jetëson marrëveshjen e arritur tre ditë mëe parë mes maxhorances dhe opozites, ku kjo e fundit vendosi të thyeje bojkotin dhe t’i bashkohet reformës në drejtësi, falë dhe ndërmjetësimit të ndërkombëtarëve.

Sipas marrëveshjes së arritur mes palëve, komisioni do të ketë paritet në përbërjen e tij, ku pesë anëtarë i takojnë maxhorancës: Fatmir Xhafaj (Kryetar) dhe anëtarë, Pandeli Majko, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Spartak Braho dhe Vexhi Muçmata, ndërsa pesë anëtarë i takojnë opozitës:Eduard Halimi (nënkryetar), Arben Ristani, Genc Strazimiri, Oerd Bylykbashi dhe Fatmir Mediu, anetare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?