Reforma në drejtësi, Lu takon sërish Berishën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vijon angazhimin e tij për përmbushjen e reformës në drejtësi.

Lu vijon të jetë mjaft aktiv duke bërë rolin e ndërmjetësit mes mazhorancës dhe opozitës për gjetjen e konsensusit.

Ndërkaq, pasditen e sotme ambasadori i SHBA-ve zhvilloi një takim me ish­-kryeministrin Sali Berisha, me fokus diskutimin pikërisht reformën në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHBA dhe BE kanë kërkuar miratimin sa më parë të reformës pasi në të kundërt siç kanë thënë ambasadorët e akredituar vendi do të humbasë shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja komenti i Berishës për takimin me Lu-në:

“Te dashur miq, sot pata nje takim me ambasadorin e SHBA, Donald Lu. Ne kete takim ambasadori Lu me njohu me perpjekjet e komunitetit nderkombetar per te arritur ne nje kompromis midis pozites dhe opozites per te votuar amendamentet kushtetuese brenda afatit te percaktuar.

Ne takim shpreha vleresimin tim te sinqert per perpjekjet e ambasadorit Lu per arritjen e nje kompromisi, ne vleresimin tim plotesisht te mundeshem, midis paleve per votimin e reformes.

Ne takim u ndala ne rendesine jetike qe ka zbatimi i ligjit te dekriminalizimit, per institucionet dhe vendin ne teresi. Theksova se Edi Rama nuk ka vullnet per zbatimin e ketij ligji. Rama, pasi ka futur ne Parlament vrases, pengmarres, trafikante jo qe nuk kerkon ndjese po perpiqet te maskoje aktin e tij kriminal duk i krahasuar ata me deputete te denuar per shkelje te rregullave te trafikut rrugor apo te burgosur me ligjin e arratisjes se kohes se diktatures, nderkohe mashtron diplomate te huaj duke iu thene se ai vertet ka futur kriminele nga Veriu ne Parlament por ato zona ashtu qeverisen dhe se ata i ka marre nga Berisha. Ne kete kontekst theksova se nga lista e PD nga viti 1991 deri sot nuk ka absolutisht asnje deputet apo kandidat per deputet te denuar per krimet e konventes. Biseda ishte e hapur! sb”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?