Reforma në drejtësi, Nuland telefonon Berishën

Ndihmës-sekretarja e Shtetit ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Sipas asaj që mësohet nga Partia Demokratike, biseda ka patur si kryefjalë reformën në drejtësi.

Nuland ka theksuar në bisedë rëndësinë e madhe të kësaj reforme për integrimin e Shqipërisë në Europe dhe shprehu vlerësimin e saj në përpjekjet e fundit të ambasadorëve të SHBA dhe BE për një kompromis midis palëve në ditët që vijnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bisedën telefonike, Berisha ka theksuar se beson se një kompromis në rast se qeveria dëshiron reformën, është plotësisht i mundshëm. Sipas tij, kërkesa e opozitës për vende të rezervuara është një kërkesë anti-kapje, bazohet plotësisht në rekomandimet ndërkombëtare dhe Qeveria nuk ka asnjë arsye të mos e pranojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berisha thotë se thjeshtimi i arkitekturës së institucioneve të drejtësisë është plotësisht i mundshëm dhe se shpreson që palët do bien dakord për këtë.

Në bisedë Berisha ka ngritur edhe atë që Lulzim Basha e quajti disa ditë më parë si “nëna e reformave”, reformën zgjedhore.

“Kërkesa e opozitës për të votuar, së bashku me nenet e reformës në drejtësi, edhe nenin për votimin dixhital, biometrik, do të dëshmonte vullnetin e qeverisë për një proces zgjedhor transparent, jetik për vendin”, është shprehur ish-kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?