Reforma në drejtësi, PD kërkon tryezë politike

Komisioni për Reformën në Drejtësi është mbledhur sot në mbrëmje për të diskutuar rreth draftit të sjellë nga Komisioni i Venecias, lidhur me këtë reformë. Që në fillim të kësaj mbledhje janë vënë re diferenca në qëndrime, sidomos nga ana e përfaqësuesve të PD-së në këtë komision.

Pavarësisht kërkesës së bashkërkryetarit të këtij komisioni, Fatmir Xhafa, që palët të reflektojnë qetësisht mbi rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias, në mënyrë që të finalizohet drafti në fjalë, bashkëkryetari i këtij komisioni, Eduart Halimi, ka kërkuar që përpara se ekspertët të fillojnë sërish nga puna të ngrihet një tryezë politik mes forcave politike parlamentare, ku të sheshohen diferencat në qëndrime. “Ndryshimet kushtetuese të fillojmë së pari nga dialogu politik. Ne jemi bërë komision korrierësh. Dihet qartazi se ka qëndrime të ndryshme politike. Ne nuk mund të fshihemi pas ekspertëve. Pikësëpari është çështje e përgjegjësive politike të partive. Duhet të zgjidhim më parë çështjet politike. Të gjejmë zgjidhjet më të qëndrueshme politike dhe më pas kalojmë tek ekspertët”, ka theksuar Halimi.

Sipas tij, nuk është e vërtetë se opozita po sajon alibi për të mos votuar reformën duke u kapur pas korumit të emërimeve me 2/3 apo me 3/5. Halimi deklaron se kjo për PD nuk ka rëndësi, por ndryshimet kushtetuese duhen bërë në mënyrë që ato tu rezistojnë kohërave. Ndjellja e PD-së për një tryezë politike mes pozitës dhe opozitës, duket se taktikisht është një lëvizje që synon të shtyjë procesin në emër të konsensusit politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po të kihet parasysh se komisioni i posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, përbëhet nga përfaqësues të forcave politike, duket se ngritja paralelisht edhe e një tryeze politike, më shumë synon të zvarrisë procesin e reformës sesa të përafrojë miratimin e saj. Të dy bashkëkryetarët kanë vlerësuar draftin e sjellë nga Venecia. Bashkëkryetari Fatmir Xhafa nuk ka ngurruar që në këtë mbledhje të artikulojë edhe një datë për draftin final të ekspertëve që është ajo e 12 marsit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?