Reforma në drejtësi, Rama PD-së: Ju po sulmoni ambasadorin e SHBA
Kryeministri Edi Rama sot në Kuvend e anashkaloi kërkesën e PD-së për referendumin popullor për mbetjet dhe u fokusua për ta akuzuar për ankimimin e pro.ligjit tè Vetingut në Gjykatën Kushtetuese.
Rama tha se deklarata e PD-së për të votuar vetëm SPAK-un, është “për t’u hedhur hi syve të njerëzve, sikur gjoja duan ta luftojnë vetveten – sepse ajo strukturë do të ketë pjesë të mirë të punës së saj, zullumet e ish-qeverive – sepse ata kanë vetëm një plan: Duan ta pengojnë reformën me çdo kusht, deri duke sulmuar edhe publikisht ambasadorin e SHBA në emër të sovranitetit.”
“Sot, axhenda e këtij Kuvendi, – tha Kryeministri, – është për të çuar përpara Reformën do apo nuk do PD-ja. Faktikisht, dihet botërisht që fati i Reformës, por fati edhe i procesit historik të hapjes së negociatave për në BE, lidhet me 7 ligje prioritare.
Ligjin kryesor, atë të Vetingut, e çuan dje në Gjykatën Kushtetuese, në aleancë të plotë me krimin dhe korrupsionin që mban peng ligjet e drejtësië.
Ligjet e tjera, që hapin rrugën për zbatimin e normave të reja kushtetuese, moment që populli e prej prej 26 vjetësh, e kanë ndarë si një menu që “këtë duam ta hamë” – “këtë nuk duam ta prekim me dorë”.
Ligjin për nisjen e krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë, refuzojnë ta votojnë. Kanë ndarë menjanë si gjithmonë, qëkurse ka filluar ky process, në rrugën e hileve dhe të mungesës së sinqeritetit me publikun, vetëm këtë të fundit, SPAK dhe bëjnë sikur njerëzit nuk e dinë, se kjo strukturë pa institucionet e tjera nuk mund të ngrihet dhe as mund të funksionojë.
Duan ta votojnë këtë strukturë për t’u hedhur hi syve të njerëzve sikur duan ta luftojnë vetveten, sepse ajo do të ketë pjesë të mirë të punës së saj zullumet e ish-qeverive, kanë vetëm një plan: Duan ta pengojnë reformën me çdo kusht, deri duke sulmuar edhe publikisht ambsadorin e SHBA në emër të sovranitetit, për të cilin bënë gjithë atë propagandë para 21 korrikut dhe pastaj erdhën këtu me bisht në shalë dhe ngritën kartonin jeshil.
Këta janë partnerë me ambasadorët vetëm për emailed dhe për t’i treguar pastaj emailet se partnerët tanë ndërkombëtarë sundojnë në Shqipëri.
Këta kanë vetëm një fiksim: Si të mos bëhet drejtësi, sepse sistemi i ri që do të fillojë të mishërojë, ka të bëjë në radhë të parë me këta.
Këta duan të na përfshijnë ne një zgjedhje mizerabël, që të kemi avokatë me tesera partied he me përkushtim partiak të shprehur në vite, pedagogë militantë partied he atë shoqërinë civile, që tani ju ka hyrë në zemër për fatkeqësinë e shoqërisë civile në fakt. Se në fakt një shoqëri civile që ka hyrë në zemrën e Partisë Demokratike, duhet t’i ngrejë një pyetje vetes: “Çfarë po ndodh me mua?!”
Këta thonë se këtu do të vijë Fatmir Xhafa dhe ju keni të drejtë të ushqeni paranojën, në bashkëpunim me paranojën dhe lepurushin që iu është bërë sa një mal në bark nga frika, atëhërë, duke iu referuar Kushtetutës dhe Komisionit të Venecias, ne ndërtuam një process për këtë projektligj që është një përgjigje adekuate e shqetësimit dhe një zgjidhje edhe më e mirë se zgjidhja paraprake.
Kush është zgjidhja më e mirë dhe shqetësimi do të ishte real? Se ai ato maskat, karnavalet e Venecias jeni bërë.
(Reagon një deputet i PD për karnavelet dhe Rama i përgjigjet): Karnavalet nuk janë shfaqje e huaj, janë shfaqje e jashtëzakonshme, por natyrisht, kanë një sens negative kur krijon karnavale në parlament, por unë ty të kuptoj, se e ke argument nga padija. Kështu, që mos ushqeni lepurin e njeri tjetrit, të mbajë secili lepurin e vet, se kështu bëhet shumë e rëndë kopeja.”
KOHA JONË SONDAZH

