Reforma në drejtësi, të hënën tryeza e ekspertëve të PD, PS e LSI
Të hënën, ekspertët e të gjitha palëve për reformën në drejtësi, do duhet të kalojnë provën, nëse janë të gatshëm per të punuar për një draft të përbashkët për reformën.
Pas dështimit të takimit të parë të ekspertëve, 4 janari është caktuar të çelë serinë e tryezave që do të duhet të përmbyllem me një dokument të përbashkët, që reflekton opinionet e Komisionit të Venecias.
Ekspertët tentuan që në mbledhjen e 29 dhjetorit, të shtronin udhën e një dokumenti të përbashkët, por nuk ia dolën.
Përfaqësuesi i PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi se në tavolinat e ekspertëve u hodh një draft i pakonsultuar dhe i panjohur për ta, dhe përgatitur për ekspertët për reformën në sistemin e drejtësisë Sokol Sadushi e Gent Ibrahimi.
Alibeaj deklaroi më 29 dhjetor: U ndodhëm përpara një befasie që në tryezat e grupit të ekspertëve u hodh një draft i amendamenteve kushtetuese i përgatitur jashtë këtij grupi ekspertësh, siç duket replikuar edhe njëherë historia proceduriale e mëparshme ku një grup ekspertësh pregatisin draft amendamente sipas optikës të tyre që në këtë rast nuk është optika e të gjithëve, nuk është gjithëpërfshirëse dhe kjo është arsyeja që zgjati dy orë.
Me ardhjen e opinioneve të Komisionit të Venecias, disktutimi për reformën në drejtësi po zhvillohet në ambasadën amerikane, aty, ku siç kanë konfirmuar vetë përfaqësues të partive politike, ekpsertët e PD, PS e LSI kanë nisur diskutimet për të gjetur një pikë të përbashkët për çdo sugjerim që vjen nga Venecia.
Komisioni, i rekomandoi politikës shqiptarë të reduktojë numrin e instituciomeve të reja dhe të shohë praninë e ministrit të Drejtësisë në disa institucione të drejtësië.
Por politika gjithashtu duhet të bjerë dakord edhe për çështjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm.
Drafti i dërguar nga Shqipëria parashikon ndërprerjen të mandatit të Adriatik Llallës, ndërsa Venecia thotë se mbarimi i mandatit nuk është i nevojshëm.
KOHA JONË SONDAZH

