Reforma në ngërç, Bylykbashi: Mazhoranca po zhbën Kushtetutën e miratuar në 22 korrik

Opozita ka dalë nga mbledhja e Komisionit për Reformën në Drejtësi me pretendimin se me votimin që bëri mazhoranca po zhbën Kushtetutën e miratuar në 22 korrik.

Demokratët janë të bindur se me projektligjin e propozuar për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë të dërgojnë emra të caktuar dhe Kuvendi të jetë vetëm një votues i këtij vullneti politik të kontrolluar.

Nënkryetari demokrat i komisionit, Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat theksoi se drafti u miratua pa konsensusin e opozitës, pasi sipas tij, me votimin e sotshëm të draftit, ku u refuzuan amendamentet e PD-së, është i kotë çdo lloj debati për sa kohë, tha ai, mazhoranca thyen haptazi konsensusin dhe Kushtetutën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prononcimi i plotë i Bylykbashit

Swiss Digital Mobile Reklama

Bylykbashi: Dolëm nga mbledhja e komisionit ku shqyrtohet ky ligj shumë i rëndësishëm. Sot debati qe i gjatë, thelbësor. Ajo që sapo bëri me nenin e parë, mazhoranca ishte që me votim kërkon që me ligj të zhbëjë Kushtetutën e miratuar në 22 korrik të këtij viti. Me ligj të kthejë, të fusë në proces ato që konsensusi politik i hoqi filtrat që do të kapnin politikisht kandidatët që i vijnë Kuvendit për t’u votuar si anëtarë jo gjyqtarë, apo jo prokurorë në KLGj dhe KLP. Pra duan që me ligj, që me mazhorancën e tyre të zhbëjnë jo vetëm konsensusin politik, por gërmën dhe frymën e nenit kushtetues, në mënyrë të veçantë nenit 147.

Kërkojnë që nëpërmjet instrumentave të tyre të dërgojnë emra të caktuar dhe Kuvendi të jetë vetëm një votues i këtij vullneti politik të kontrolluar, atë që deshën të bënin dikur dhe e rrëzoi marrëveshja politike, atë kërkojnë që të bëjnë sot. E miratuan, ne e votuam kundër dhe për rrjedhojë dolën nga komisionit. Me këtë votim sot është e kotë çdo lloj debati për sa kohë thyejnë konsensusin dhe kushtetutën haptazi.

Kushtetuta përcakton organet dhe procedurën për zgjedhjen e anëtarëve  jo gjyqtarë dhe jo prokurorë, i famshmi paragrafi 88. Debatin e gjatë dhe ndërhyrjen ndërkombëtare për këtë cështje. Nëpërmjet procedurës së sotme po futin organe që nuk ekzistojnë në kushteutë. I shesin për procedurë, por nuk mund të jenë procedurë mbledhaj e drejtuesve të fakulteteve të Drejtësisë, apo bordi i Dhomës së Avokatisë.Përpiqen ti shesin si procedurë për tu shtuar me ligj, por në fakt po shtojnë organe jo kushtetuese që do të filtrojnë vullnetin e Kuvendit. Kjo është haptazi në kundërshtim me frymën e kushtetutës dhe rrënon në themel konsensusin që coi në miratimin e kushtetutës në 22 korrik. Sigurisht nëse do të ishte respektuar marrëveshja kjo maskaradë nuk do të kishte ndodhur. E bënë të qëllimshme pikërisht për këtë: që me 84 vota apo sado që të kenë të ndryshojnë atë që u arrit në 22 korrik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?