Reforma: PD nuk po ofrohet. LSI po mendohet. PS po nxitohet
Një ngerç politik po duket ne raport me reformen ne drejtesi. PD-ja nuk po ofrohet. LSI-ja po mendohet. PS-ja po nxitohet. Ndaj kryeministri Edi Rama i është drejtuar vilës shtetërore 30 për të kryer një takim me Kreun e Parlamentit Ilir Meta, i cili pati dje një takim prej mëse 3 orësh me ambsadorin e SHBA-së Donald Lu.
Kryeministri vendit ishte i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, ndërkohë që mbledhjes i janë shtuar edhe Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani si dhe kreu grupit të LSI Petrit Vasili. Besohet se fokusi i diskutimeve do të jetë reforma në drejtësi, dhe diskutimet mbi pozicionin politik në këtë reformë, në kushtet kur opozita prej ditësh tashmë, ka munguar në mbledhjet e zhvilluara nga ekspertëtë, në lidhje me formimin e draftit të ri për këtë reformë.
Fakti qe Komisioni i Venecias ka dhene nje version ne lidhje me reformen ka bere qe selia blu te kerkoje rishikimin e saj. LSI insiston vetem tek sugjerimet e Komisionit te Venecias, ndersa nga selia roze synojne te kapin variantin me te favorshem per ata. Por duhet 94 vota per ta bere kete reforme dhe asnje nuk i ka. Pa PD dhe aletatet e saj as qe arrihet numri edhe sikur te fillojne “blerjet” e deputeteve nuk behet shifra 94 deputetë.
Ndaj kompromisi mbetet ai qe e zgjidh kete ngerç.