Reforma, Peleshi: Afati i fundit 21 Korriku, ose referendum

Zv.kryeministri Niko Peleshi, ka reaguar sot sa i përket miratimit të reformës në Drejtësi.

Në një prononcim për mediat, Peleshi tha se nuk mendon që Partia Demokratike do të jetë pengesë.

Megjithatë, zv.kryeministri shprehet se nëse reforma nuk miratohet deri më 21 korrik, referendumi është i mundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I kemi të gjitha mundësitë të mbështesim reformën në drejtësi. Nuk mendoj se PD-ja do ta pengojë atë. Mundësia e fundit për miratim është 21 korriku dhe nëse nuk votohet, atëherë t’i hapim rrugë referendumit”, tha Peleshi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka komentuar edhe qëndrimet e deputetit Pandeli Majko, i cili ditë më parë hodhi hipotezën për zgjedhje të prakohëshme nëse Kuvendi dështon në miratimin e reformës. Sipas Peleshit, Majko ka shprehur një shqetësim për situatën politike në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?