Reforma, Tabaku: Duhet drejtësi e pakapur nga pushteti
Anëtarja demokrate në komisionin e posaçëm, Jorida Tabaku, tha dje se PD-ja ka një kontribut të madh në realizimin e reformës në drejtësi.
Ndonëse thotë se qeveria aktuale nuk ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin dhe krimin, Tabaku shtoi se miratimi i këtyre ligjeve është një fillesë me rëndësi për sistemin e drejtësisë në vend.
“Nuk besoj se ka palë që të jetë më e interesuar se opozita në luftën ndaj korrupsionit. Ne kemi dashur një proces gjithëpërfshirës. Por kjo nuk u lejua as për ligjin themeltar të shtetit, e jo më të lejohet për këto ligje”, tha Tabaku
KOHA JONË SONDAZH

