Reforma Territoriale, Anila Denaj: Në shtator dalim me përfundime. Kemi 3 hapa

Reforma Territoriale dhe Zgjedhore do të jenë puna e politikës për në vjeshtë. Deputetja socialiste Anila Denaj, bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, thotë se ky komision do të dalë me rekomandime të rëndësishme për të përmirësuar çdo gjë që është sjellë nga dëgjesat. Por Oerd Byklykbashi dhe Ivi Kaso akuzuan kolegët e tyre demokratë në komisionin e posaçëm të reformës territoriale se po bëjnë pazare me Ramën. Afati për përfundimin e reformës territoriale është fundi i muajit shtator.

“Janë 42 dëgjesa dhe në muajin shtator ne do të dalim me një përfundim. Në dy muaj ne do të bëjmë 42 dëgjesa dhe do të dalim në përfundime. Bashki të mëdha dhe të vogla kanë diferenca. Ka një autonomi financiare, por kjo i bën disa bashki të vogla që të mos kenë të ardhura të mjaftueshme.

Hapi i dytë është shërbimi dhe mbulimi i territorit. Ne vijmë me një përmirësim infrastrukture, por edhe shërbim të centralizuar përmes platformave të komunikimit.

Ka një program që në Ministrinë e Brendshme që lidhet me decentralizimin dhe ne do të na duhet më shumë kohë se si shkon ky shërbim që do të ndihmonte edhe këto bashki.

E treta ka të bëjë me përfaqësimin dhe të tria këto kanë dalë nga dëgjesat. Ky komision do të dalë me rekomandime shumë të rëndësishme për të përmirësuar çdo gjë që është sjellë nga dëgjesat”.

SHKARKO APP