Reforma territoriale, Ilir Meta: Basha, kundër vendimeve që nuk janë në interesin e tij
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ka reaguar sot lidhur me deklaratën e kreut të Opozitës, Lulzim Basha, për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mbi reformën territoriale. Kryeparlamentari nuk e ka fshehur zhgënjimin nga lideri i demokratëve, për qëndrimin dekonstruktiv, sipas tij, tepër emocional. Meta tha se është Basha dhe PD-ja, që për muaj me radhë kanë akuzuar mazhorancën për standarde të dyfishta mbi vendimet e gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që i aplikon vetë kur këto të fundit nuk përqasen me interesat e saj politike. – “Reagimin tepër emocional dhe aspak kontruktiv dhe principal të kreut të PD Basha me menjëherë pas vendimit të Kushtetueses që në mënyrë shumë bindëse shpreh kushtetutshmërinë e reformës administrative-territoriale që ishte kontestuar nga ana e PD-së. Është zgjënjim i thellë që vjen nga Basha për të gjithë ata, që për muaj të tërë prej tij dhe PD-ja si kërkesë kryesore, pretendim kryesor, insistimin për t’u respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese nga ana e mazhorancës. Dhe në një moment që Gjykata Kushtetuese jep vendim të qartë që nuk shkon në drejtim të dëshirës dhe kërkesës së PD-së kemi kundërshtim të vendimit. Jo vetëm kaq, por edhe reagime destruktive që tregojnë qartë që Opozita ka nevojë të bëhet më e përgjegjshme, më parimore, s’duhet të akuzojë mazhorancën për standarde të dyfishta ,ndërkohë që vetë aplikon standarde të dyfishta. Kërkon respektimin e gjykatës Kushtetuese kur ato shkojnë në interesin e saj politik, ndërsa kur gjykata jep vendime që nuk shkojnë në interesin e saj, del kundër vendimeve. Kjo nuk është situatë serioze”.
KOHA JONË SONDAZH

