Reforma territoriale, Klosi: Absurde nëse rrëzohet nga Kushtetuesja

Një ditë përpara vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për reformën territoriale, sekretari organiztiv i Partise Socialiste, Blendi Klosi u shpreh në studion e Ora News se do të ishte absurde nese do të rrëzohej, por megjithatë ai thkesuar se nuk pret çudira nga kushtetuesja.

“Do ta gjeja krejtësisht të pavend dhe absurd një qëndrim anti-reformës territoriale. Është një vendimmarrje që duhet të mendohet mirë nëse do të ketë goditje të saj dhe them këtë nuk mendoj se nuk do të ketë një vendimmarrje negative nga Gjykata Kushtetuese. Nuk pres çudi nga Gjykata Kushtetuese” tha Klsoi.

Deputeti i Partise Socialiste foli edhe për bojkotin e opozitës, ku theksoi se ashtu siç ishte e vështirë të gjeje shkaqet e qëendrimit jashtë kuvendit, e njejta gjë vlen edhe për ritkhimin e pritshëm. Megjithatë, ai dha një ide në lidhje me bojkotin

“Ky bojkoti i tyre është një b ojkot i pakuptim, vështirë të gjesh edhe sot që ata po vijnë arsyen pse munguan. Mungesa e tyre në Parlament kishte të bënte vetëm me konfirmimin e lidershipit të ri të PD. Menjëherë sapo Lulzim Basha mbaroj e personave që ai donte në krye të PD, e rihapi jetën parlamentare.”

I pyetur në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nëse është diskutuar për kandidatet, ai theksoi se socialistet janë ne pritje te aleatit te tyre me te madh, LSI, por edhe te tjereve, per te vendosur bashkarisht.

“Ne nuk shkojmë në një garë të vetëm, shkojmë në garë me partner të rëndësishëm, ku më i rëndësishmë është LSI. Gara elektorale do të jetë shumë më tepër politike, pra njerëz që do të jënë menaxherë të mirë të terrenit, por edhe përfaqësues të denjë të Shqipërisë Europian”, u shpreh Klosi.

Klosi foli edhe për reformat e nisura nga qeveria dhe përpjekjet për vendosjen e shtetit ligjor, duke u shprehur se megjithë pakënaqësitë, në fund do të jenë pikërisht zgjedhjet e ardhshme lokale që do të testojnë këtë mazhorancë dhe veprimet e saj.

SHKARKO APP