Reforma territoriale, Vasili: Rilindasit mashtruan se do kursenin 60 milionë euro, por po grabisin 92 milionë
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili akuzon qeverinë “Rama” lidhur me mashtrimet e saj për realizimin e reformës territoriale në vend.
Përmes rrjeteve sociale, Vasili deklaron se mashtruan rilindasit se do kursenin 60 milionë dollarë në vit me reformën administrative, por grabisin 92 milionë euro.
“Mashtruan rilindasit se do kursenin 60 milionë dollarë në vit me reformën administrative, por grabisin 92 milionë euro.
Kur u zhvillua reforma administrative në vitin 2014 u premtua dhjetëra e qindra herë nga Edi Rama e rilindasit se do kursehen 60 milionë dollarë në vit dhe gati 240 milionë dollarë në 4 vjet.
Ka ndodhur e kundërta shpenzohen plot 92 milionë Euro për 8100 vende pune të shtuara në pushtet lokal si qerasje për militantët.
92 milionë euro që do të ishin një financim që zgjidhte problemet e shëndetësisë për pandeminë.
92 milionë ose 3 spitale rajonale të standardeve të larta.
92 milionë euro apo një ndihmë shumë e madhe që do shpëtonte nga mbyllja mijëra biznese.
Kjo është një tjetër gjëmë e rilindjes për financat publike.
Lexojini çfarë kanë deklaruar rilindasit vite më parë në linkun më poshtë dhe kuptoni se deri ku arrin mashtrimi”, shprehet Vasili.