Reforma Zgjedhore, ambasadorja e SHBA takon 4 anëtarët e Këshillit Politik

Zyra e shtypit të Ambasadës Amerikane, ka konfirmuar se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka mbledhur në takim, përfaqësuesit e palëve politike në Këshillin Politik për të arritur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, raporton Top Channel.

Mësohet se Yuri Kim, ka mbledhur ‘kokë më kokë’ 4 negociatorët, Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin dhe Rudina Hajdarin. Kjo mbledhje vjen si një përpjekje tjetër e SHBA-së për të gjetur një konsensus mes palëve për miratimin e Reformës Zgjedhore. Ndër të tjera mësohet se në takim janë të pranishëm edhe ambasadori i Bashkimit Evropain, i OSBE dhe i Britanisë së Madhe.

SHKARKO APP