Reforma zgjedhore, ambasadorja Kim: Askush nuk mund të marrë gjithçka
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar për reformën zgjedhore. Në një postim në Twitter ajo thotë se kanë mbetu pa u zgjidhur ende 2-3 çështje dhe fton palët që të arrijnë marrëveshjen brenda afatit 31 maj.
Ambasadorja shprehet se rregulli i negociatave është se asnjëra palë nuk mund të marrë gjithçka që dëshiron, duke nënkuptuar se secila do të lëshoje diçka në tryezën e bisedimeve.
“Mbeten 2-3 çështje për reformën zgjedhore. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur gjatë COVID). Askush nuk do të marrë gjithçka që dëshirojnë – ky është rregulli i negociatave. Ju jeni afër – mos pushoni, mos u zhgënjeni ??!”,- shprehet Kim.
More progress today, 2-3 issues remain. Parties should work through the weekend to reach agreement by MAY 31, as they promised (must make up for time lost to COVID). No one will get everything they want – definition of negotiaton. You are close – don’t rest, don’t disappoint 🇦🇱! https://t.co/kbUo1a7V66
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) May 29, 2020
KOHA JONË SONDAZH

