Reforma Zgjedhore, Basha mbledh aleatët në selinë blu

Pas deklaratës zyrtare që opozita kërkon që Reforma Zgjedhore të mbarojë deri më 31 maj, këtë të martë kreu i PD-së, Lulzim Basha do të mbledhë në një takim në selinë blu aleatët opozitarë. Takimi vjen në një moment kur ka rinisur dialogu për Reformën Zgjedhore mes palëve, ndërsa në krahun tjetër opozita ka intensifikuar takimet për aksionin opozitar. Opozita vijon që të kritikojë menaxhimin e situatës anti-COVID nga qeveria.

SHKARKO APP