Reforma Zgjedhore, Basha për PD e Berishës: Shahen ditën dhe natën bëjnë pazare me Ramën për të mos hapur listat
Lulzim Basha doli këtë të premte në një konferencë me gazetarët ku akuzoi kundërshtarët e tij në opozitë, se bëjnë pazare natën me Ramën për të mos hapur listat e zgjedhjeve.
”Teatri i reformës zgjedhore me ndihmën edhe të regjisorit të kësaj shfaqje, Edi Ramës ka marrë dimensione qesharake. A keni dëgjuar këtë javë ndonjë pyetje drejtuar aktorëve politikë nëse janë pro listave të hapura, nëse janë për votim elektronik, nëse janë për një zonë elektorale dhe të thuash që ky debat nuk ka ndodhur gjithë këtë javë, është një koincidencë. Ka një komplot nga Edi Rama dhe Partia Socialiste dhe të tjerë me të cilët bëjnë sikur shahen ditën dhe natën bëjnë pazare që mos ta kenë të hapura listat”,-tha Basha.
Nga ana tjetër, Basha tha se me këtë kod zgjedhor Rama nuk mund të shkojë në zgjedhe. ”Një deputet në Vlorë zgjidhet me 8500 vota, në Kukës me 13 mijë vota. Mënyra për ta zgjidhur, është Shqipëria një zonë elektorale dhe kjo i jep fund debatit se ku do të votojë diaspora, siç e ka Kosova apo Holanda. Javët do të kalojnë dhe pastaj do të thotë Edi Rama s’kemi kohë. Ky është një kurth që nuk do të arrijnë ta fusin dot kollaj Partinë Demokratike. Edi Rama e di që me këtë Kod nuk mund të shkojë në zgjedhje”, tha Basha.