Reforma zgjedhore dhe zhvillimet politike, Gjiknuri takon kreun e OSBE-së Vincenzo Del Monaco

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ka pritur në selinë rozë ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Damian Gjiknuri bën me dije se gjatë takimit me kreun e prezencës së OSBE-së në vendin tonë ka diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend.

“Kënaqësi të prisja në një takim ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco me të cilin diskutova mbi procesin e reformës zgjedhore, nevojën për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zhvillimet politike në vend”.

SHKARKO APP