Reforma Zgjedhore, ekspertët: Jo marrëveshje mbi interesa elektorale
Komisioni për Reformën Zgjedhore, për ekspertët në vend duhet të mos prodhojë në fund një marrëveshje mbi interesat elektorale. Analisti Afrim Krasniqi, thotë se pjesë e diskutimeve duhet të bëhen edhe propozimet që vijnë nga aktorë të tjerë të shoqërisë.
”Nuk duhet një marrëveshje si ajo e vitit 2020 ku dolën me marrëveshje ku vetë ato e shkelën, por duhet një draft që konsultohet dhe reflekton opinionin e Venecias dhe vendimet e Gjykatës kushtetuese”
Ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi, thotë se pengesë për një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës përbën koha e shkurtër që i lihet komisioneve. ”Komisionet zgjedhore pranë parlamentit ngrihen në periudha kohe shumë të shkurtra që i referohet zgjedhjeve të ardhshme. Duhet të ishte krijuar më herët”.
Komisioni me gjasë do të shtyhen për sesionin tjetër parlamentar pasi aktualisht ai ka afat deri më 10 gusht.