Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: S’kemi të bëjmë me një rifillim loje
Këtë të hënë, u mbaj mbledhja e Këshillit Politik në lidhje me Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri foli për mediat, ku tha se nuk kemi të bëjmë me rifillim loje.
”Kërkova të vazhdohet me axhendën e punës të mbetur pezull nga covid, në mbledhjen e radhës të na bëjnë një ekspozë me pyetjet për përputhshmërinë me Kushtetën, nga opozita kërkoi punën e bërë deri më tani, dua të them që nuk kemi të bëjmë me rifillim loje, por nuk rikthejmë axhendën. Opozita ka pasur detyrimin që të sillte propozime, ka një axhendë të dakordësuar, ramë dakord brenda majit të mbyllet, të vazhdojmë aty ku e lamë. Një pjesë e mirë e punës i mbetet ekspertëve. Ka mbetur dhe një propozim që ia kërkova PD për formulimin e KQZ, pastaj i mbetet ekspertizës. Për gjërat që nuk biem dakord, do i drejtohemi ODIHR. Ne duam që të ezaurohet këtë proces me opozitën, por ky forum nuk mund të kthehet në dëshirë. Dy çështjet që na ndajnë është administrata zgjedhore, që presim propozimin e PD-së dhe çështja e Kolegjit, ndërsa me të tjerët kemi qenë dakord, për teknologjinë, kanë kërkuar video survejancë për të parë rendin, e kemi pranuar, një rol më aktiv të policisë e kemi pranuar, çështja e kuotave gjinore, po diskutohet. Vota emigrantëve, kanë gjetur një zgjidhje, meqë do zhvillohet në distancë, këtë ia kemi deleguar KQZ këtë të drejtë, se di mund të ushtrohet vota e emigrantëve. Ne do bëjmë çmos që të kemi konsensus për disa parime. Në Komisionet Zgjedhore mund të përfhihen me short, por emërohen nga administrata zgjedhore, jo te partitë. Depolitizimin të administratës. Ka një tendencë për të fshirë nga opozita gjithçka që është arritur, kishte tendencë politike. Do vazhdojmë me temat e mbetura dhe me propozimin e PD-së për KQZ. Po pati vullnet, mundësia mund ta arrimë marrëveshjen edhe para 31 majit”.