Reforma Zgjedhore/ Kaso: Ende herët për të folur për konsensus
Ivi Kaso, sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, thotë se mbledhja midis përfaqësuesve të partive politike duhet parë si më produktivja deri më tani, sepse ishte e para në të cilën ishte parashikuar të diskutoheshin çështje ku nuk kishte dakordësim në nivel politik.
”Opozita i qëndronte financimit publik, duke ndaluar çdo financim privat, brenda dhe jashtë fushatës zgjedhore, ndërkohë që nga pala tjetër nuk ka hequr dorë nga skema mikse, që parashikon burime shtetërore dhe në masë më të madhe private. Palët kanë rënë dakord që të adresojnë këtë çështje në një ligj të veçantë që do të përmbledhë të gjithë problematikat e financimit, jo vetëm në politikë. Do të punohet për këtë ligji pas miratimit të paketës së Reformës Zgjedhore”.
Akuzave të Rudina Hajdarit për marrëveshje PD-PS për dyfishimin e financimeve, Kaso theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje në tavolinë. ”Subjektet politike kanë të drejtë të zhvillojnë një fushatë dinjitoze, kostot e të cilave janë të ditura. Për këtë arsye kemi propozuar trefishimit të financimit nga buxheti i shtetit, që do t’i lejojë ato një fushatë të tillë”.