Reforma Zgjedhore/LSI: Nul nëse mazhoranca e voton e vetme, ka pasoja të rënda
Përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili në Këshillin Politik përmes një deklarate për mediet, paralajmëroi mazhorancën që të heqë dorë iluzioni për ta votuar të vetëm Reformën Zgjedhore. “Propozimet, çdo tendencë nga ana e mazhorancës për të akumuluar çështje që zënë përfund njëra- tjetrës është në funksion për ta vënë situatës për të shkruar drejt provokimeve. Konsensualiteti nuk i është bërë asnjë shërbim nga mazhoranca, se refuzimet kanë qenë kategorike. Mazhoranca të heq dorë nga miratimi në një mënyrë të njëanshme apo me vota të blera, pasi do thellonte në ekstrem krizën politike. Të gjitha draftet e opozitës ezaurojnë rekomandimet e OSBE/ ODIHR. Reforma nul nëse është pa opozitën, krizë politike që vetëm ka përparuar. Do përballej me pasoja shumë të rënda”.