Reforma Zgjedhore mes PS dhe PD së Bashës, përfaqësuesja e OSBE-së: Mirëpresim rifillimin e punës të premten
Kryetarja në detyrë e prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory ka dhënë qëndrimin e saj pas takimit me Damian Gjiknurin dhe Enekeljd Alibeaj për Reformën Zgjedhore. Mesazhini është që OSBE mirëpret rifillimin e punës këtë të premte.
”U takova sot me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR. Do të vazhdojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme, gjatë ditëve në vijim”.
Pas më shumë se 9 muajsh inekzistencë Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet të premten në orën 11:00 me drejtimin e dy bashkëkryetarëve, socialistit Damian Gjiknurit dhe demokratit Enkelejd Alibeaj.
Pavarësisht kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi për të ndryshuar përbërjen e këtij komisioni dhe për zëvendësimin e Alibeajt me Oerd Bylykbashin, socialistët kanë zgjedhur të vijojnë punën me njeriun që përfaqëson interesat e Lulzim Bashës.
Met co-chairs of #electoralreform ad hoc ctte @DGjiknuri & @enkelejdalibeaj today. Welcome that substantive work will resume this Friday &accelerate in coming weeks with help &expertise from @osceinAL & @OSCE/ODIHR.Continuing inclusive mtgs on this important reform in coming days pic.twitter.com/yCONtrLFig
— Michel Tarran (@OSCEambAL) January 16, 2024