Reforma zgjedhore. Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 17:00

Opozita ka kërkuar që ditën e nesërme në orën 17:00 të mblidhet Këshilli Politik për reformën zgjedhore.

Kërkesa e përfaqësuesve të opozitës:

“Pershendetje

Ne vijim te diskutimeve te deritanishme dhe faktit qe mbledhja e dates 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit per ceshtjet e percaktuara ne axhenden e Keshillit Politik, propozojme mbledhjen e Keshillit neser, date 2 qershor 2020, ne ora 17.00.

Perfaqesuesit e Opozites

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili

Kjo kërkesë vjen një ditë pasi pasi partitë parlamentare dhe jo parlamentare dështuan të gjejnë konsensusin për të përmbyllur reformën zgjedhore brenda 31 majit. Ndërkohë, ditën e sotme ambasadorët e BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe zhvilluan një takim prej 3 orësh me kreun e PD Lulzim Basha po për reformën zgjedhore. Pas mbarimit të takimit nuk pati asnjë prononcim për mediat.

https://arkiva.kohajone.com/vasili-publikon-dokumentin-zyrtar-propozimet-e-opozites-jane-paraqitur-qe-me-9-mars-nuk-ka-asnje-kusht-shtese/

SHKARKO APP