Reforma Zgjedhore, OSBE: Deputetët të kontribuojnë për një proces Parlamentar të qetë dhe funksional
Prezenca e OSBE në Tiranë-së, pas takimeve mes të gjithë aktorët kryesore të politikës në vend, u bën thirrje deputetëve të garantojnë një proces parlamentar të qetë dhe funksional një ditë para mbledhjes së komisionit për Reformën Zgjedhore.
“Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë ! U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional.
Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore. Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë.
Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses”,-thuhet në reagimin e OSBE.