Reforma Zgjedhore, palët largohen nga mbledhja te rezidenca amerikane
Politikë E Mërkurë, 3 Qershor 2020 12:22
Përfaqësuesi i PS-së në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri është larguar nga tryeza e Reformës Zgjedhore që është zhvendosur tashmë te rezidenca e ambasadores amerikane. Pas Gjiknurit është larguar edhe opozita. Përfaqësuesit e PD-LSI-së, por edhe Rudina Hajdari kanë dalë nga takimi. Mbledhja është ndërprerë pasi palët pritet që të konsultohen me liderët e partive për lëshimet që duhet të bëjnë.