Reforma Zgjedhore, sot pasdite mblidhet Këshilli Politik
Pasditen e kësaj të enjte, pritet të mblidhet për herë të parë Këshilli Politik. Ai u krijua të martën nga tryeza e PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdari si pjesë e opozitës parlamentare, për të arritur në një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Këshilli politik pritet të mblidhet në orën 17.00 dhe do të formohet me përfaqësuesit e opozitës, drejtuesve të komisionit të reformës zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në parlament. Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp, shprehu vendosmërinë se kjo reformë do të udhëhiqet nga kushtet e Bundestagut duke akuzuar të gjithë anëtarët e parlamentit, mazhorancë e opozitë. Si objektiv të parë opozita ka vijimin e procesit për mos-zvarritjen e afatit për përmbylljen e saj brenda 15 marsit, ndërsa uljen në tryezë me Damian Gjiknurin, kryedemokrati nuk e cilëson si amnisti.