Refugjatët sirianë, Korça dhe Gjirokastra do jenë vendet e para pritëse

Korça dhe Gjirokastra po marrin masat në rast fluksi të refugjatëve sirianë përmes pikave kufitare të Kapshticës dhe Gjirokastrës.

Në Korçë pritet të ngrihen çadra në Drenovë dhe në ish-repartin ushtarak të Bilishtit, në afërsi të Kapshticës, ku kapaciteti pritës mendohet të jetë rreth 2 mijë persona gjithsej në të dyja vendstrehimet.

Ndërsa në Gjirokastër deri tani janë dy hapësira të mëdha ku mund të ngrihen rreth 5 mijë çadra, të cilat mund të strehojnë mbi 10 mijë persona: Aerodromi i Gjirokastrës dhe një territor rreth ish-Brigadës së Këmbësorisë të Forcave të Armatosura në repartin e Gërhotit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?