Refuzimi i katërt për negociatat, Rama urdhëron Ballën për të mbuluar dështimin

Në një kohë që vijojnë të vijnë sinjale negative nga Brukseli i cili do të shënojë dështimin e radhës të qeverisë “Rama” për çeljen e negociatave, kryeministri ka zgjedhur të sulmojë Presidentin e Republikës, për të mbuluar pasojat e dështimit të tij.

Nga selia e Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla vijon kërcënimet për shkarkimin e kreut të shtetit për vendimin e tij kushtetues për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, në përpjekje për të shmangur një konfrontim të mundshëm civil dhe politik, çka do të shkaktonte thellimin e krizës politike që ka përfshirë vendin.

Pas publikimit të opinionit final të Komisionit të Venecias në lidhje me presidentin Ilir Meta, sa i takon veprimeve të këtij të fundit për zhdekretimin e zgjedhjeve, në emër të PS-së, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, vlerësoi raportin, ndërsa i ktheu përgjigje të gjitha deklaratave të opozitës se ‘Venecia ndryshoi opinionin’.

Balla tha se thelbi i raportit thekson se dekreti i Metës për shtyrjen e zgjedhjeve u bë në mungesë të bazës ligjore. Po ashtu Balla tha se raporti e thotë se: “Presidenti s’ka të drejtë të anulojë zgjedhjet”.

“Nga opozita po thonë se opinion përfundimtar i Venecias ka ndryshuar. Madje sipas tyre tek ky opinioni na u thënka se presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën. Dua të shpreh vlerësimin më të lartë për Komisionin e Venecias dhe ekspertizën e lartë. Dua t’i rikujtoj edhe presidenti të Republikës se vlerësimi nga Komisioni i Venecias jepet mbi bazën e kërkesën së institucionit që ka tagrin për këtë gjë si Kuvendi i Shqipërisë. Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë dekretin e datës së zgjedhjeve, pasi nuk ja njeh as ligji e as Kushtetua. Ky ka qenë thelbi i referimit në seancën plenare. Anulimi i zgjedhjeve nuk mund të bëhet pa bazë ligjore, pasi e drejtat e zgjedhjes nuk mund të kufizohet përveçse me ligj. Presidenti ka cënuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. S’ja pati asnjë fajin opozitës, as Komisioni, e as qeveria, që nuk hynë në zgjedhje. Opinioni i Venecias shpërben si një udhërrëfyes për demokracinë”, tha Balla.

SHKARKO APP