Refuzimi i komisioneve hetimore, Rama mohon të ketë një shqetësim nga ndërkombëtarët

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama mohon të ketë një shqetësim nga ndërkombëtarët për refuzimin e ngritjes së komisioneve hetimore në kuvend që kërkon opozita.

Kreu i qeverisë thotë edhe se në progres raport është prekur çështja e komisioneve hetimore, por nuk thuhet nëse duhen ngritur apo jo.

“Nuk më ka ardhur asnjë shqetësim nga ndërkombëtarët. Pr/raporti e konstaton si fakt, por nuk thotë që duhen ngritur apo jo. Komisionet janë një instrument i opozitës, por në respekt të Kushtetutës dhe ligjit. Nuk po i mohojmë të drejtën kushtetuese askujt. Ky është një refuzim me abuzimin me të drejtën”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?