Refuzimi i ndihmës për familjet në nevojë, Shehaj i kthehet Spiropalit: Arroganca juaj ka kaluar çdo masë
Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Brisida Shehaj denoncon situatën e rëndë ekonomike që ka përfshirë të gjithë vendin.
Shehaj thotë se varfëria ka pllakosur vendin, biznesi i është drejtuar fajdeve, ndërsa Covid-i po fut në borxhe familjet shqiptare.
“Varfëria ka pllakosur vendin. Biznesi i është drejtuar fajdeve. Covidi po fut ne borxhe familjet.
Shteti nuk duket askund, por nuk mjaftohet me mungesën.
Arroganca e tyre ka kaluar çdo masë.
Urgjencës për të ndihmuar shtresat në nevojë (që çdo ditë shtojnë radhët) i përgjigjet “NUK U BË DETI KOS”.
Thuhet kjo nga një grua, nga një nënë, e një partie të majtë (në teori), nga një e zgjedhur e popullit.
Hapni sytë njerëz se këta kanë zhveshur çdo cipë e normë, nuk jetojnë më me hallet tuaja, me realitetin ulëritës.
Pritini se do vijnë t’ju puthin duart per t’ju marrë votën e pastaj do t’ju marrin dhe ate pak shpirt qe ju ka mbetur”, u shpreh Shehaj.