Refuzimi i provave, Balliu: E paprecedent! KAS e di që ka krim, refuzon sepse është pjesë e krimit
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, ka komentuar vendimin e KAS, për të mos pranuar prova nga Partia Demokratike, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Në një intervistë dhënë për “RTV ORA”, Balliu, shprehet se kjo është e paprecedent, dhe sipas tij kjo gjë është bërë me qëllim për të mos vërtetuar krimin.
Ai thotë se KAS e di që në zgjedhjet parlamentare ka pasur krim.
“PD po i ndjek të gjitha rrugët institucionale, por nuk mund të dalim të japim rrugë Gjykate, ne nuk e bëjmë se nuk jemi Parti-shtet. Ne kemi prova fakte dhe kemi kërkuar që të hetohen nga drejtësia. Kemi çuar edhe në institucione si KAS, që refuzon të marrë prova. Është e paprecedent, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Në vend që të kërkoj dhe të falënderoj që po i çojmë prova për të vërtetuar një krim elektoral , ai e refuzon. E refuzon sepse e di që krim ka, e di që këto prova e faktojnë krimit, refuzon të faktohet krimi se është pjesë e krimit”, tha Balliu.
Po ashtu, Klevis Balliu shprehet kritik për SPAK, pasi, sipas tij, shumë çështje kanë mbetur në dosje, ku ka cilësuar atë të Saimir Tahirit, aferën e Unazës dhe përgjimeve të Bild.
Balliu theksoi se qytetarët në vendin tonë po jetojnë si italianët në vitet ’80, pasi sipas tij mafia del rrugëve dhe krimi ndërton pallate.
“Nuk e di se çfarë po bën SPAK, më thoni ju se çfarë po bën me përgjimet e BILD. SPAK nuk duhet të humb kohë duke hetuar të vdekurit, le të hetojë të gjallët. Më thoni se çfarë po ndodh me çështjen e Saimir Tahirin, ska asnjë vendim Gjykate. Çfarë po bëhet me aferën e Unazës, janë prishur shtëpi, kanë bërë burg 312 persona. Kemi çuar falsifikime dekumentash për sekretarin e shtetit, ku, njeriu që u mor me këtë punë është de fakto kryetar Bashkie në Vlorë, Afrim Qendro. Shpresat tona janë të drejtësia, kemi të drejtë pyesim.
Këtu nuk duhet të ketë asnjë diskutim tjetër, përveç masakrës elektorale. Po nuk pate votë të lirë je kot, po spate të drejtën e votës nuk pyet njeri për hallet e qytetarëve. Prandaj qytetarët shqiptarë në 2021, jetojnë si në Itali në Itali në vitet “80, ku mafia del rrugëve, ku krimi bën pallate. Ku është hetimi për Ndranghetës, në vend që të ngrihet gjithë shteti në këmbë këta fshehin përfaqësuesin e Ndranghetës në Shqipëri.
Ai kryetari i SPAK ka qenë hetues i Enver Hoxhës dhe kam thënë le ti japim kohë, po zotëria duhet të japi performancë. Drejtësia vonon po nuk harron. Rruga e së drejtës është e gjatë, por rrugë tjetër për demokratët nuk. PD ka lindur nga vota e lirë.”, u shpreh Klevis Balliu.
“Raporti për Metën” – Komisioni Hetimor ilegjitim. Alket Hyseni s’përcakton se çfarë thotë Kushtetuta
Ish-deputeti i Partisë Demokratike komentoi edhe raportin përfundimtar të komisionit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Balliu tha se për Komisionin Hetimor duhet të nisë një hetim, pasi sipas tij ky i fundit është ilegjitim.
Më tej ai thotë se anëtari i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni është denoncuar nga qytetarët si hajdut pronash dhe sipas ty ky i fundit nuk mund të përcaktojë se çfarë thotë Kushtetuta.
“E parë njëherë duhet të nis një Komision Hetimore për këtë Komision Hetimor, se ky Komision është në kundërshtim të ligjeve flagrante, sepse nuk mund të mblidhet një Komision Hetimor 4 muaj përpara se të vijnë deputetët e rinj në Parlament. Fakti është se të gjithë anëtarët e Komisionit nuk janë deputet. Individë të caktuar se Alket Hyseni që është denoncuar publikisht nga qytetarët si hajdut i pronave të tyre, nuk mund të përcaktojë se çfarë thotë Kushtetuta. Nuk ka as tagerin ligjor, as të drejtën ligjore dhe as kapacitete juridike për ta bërë një gjë të tillë.
Aq më tepër që ka një çështje në Gjykatën Kushtetuese përsa i përket atij Parlamenti në Tërësi është një Parlament anti-kushtetues. Parlamenti ka më shumë se dy vjet që nuk është i plotë dhe nisur nga kjo ai Parlament bie, për të mos folur për shkeljet që janë bërë të emëruar disa deputetë të cilët u faktua se ishin në shërbim të Partisë Socialiste. Shkelja sipas këtij Komisioni I legjitim, dhe duhet ngritur nga Parlamenti i ri një Komision Hetimor për të hetuar si është mbledhur ky Komision dhe çfarë ligjesh ka shkelur. Qytetari duhet të jetë iu informuar pasi për këto Komisione paguhen me para të buxhetit të shtetit, të cilat i paguajnë qytetarët për t’u dhënë rroga shtesë”, tha ai.
Balliu, shton se është e drejta e Presidentit që të mbrojë votë, teksa shton se e gjitha kjo po bëhet për të mos diskutuar sipas tij masakrën elektorale të 25 prillit.
“E kuptoj se duan të marrin disa para shtesë meqë janë momentet e fundit si deputetë, duke vjedhur praktikisht nga buxheti i shtetit, duke shpikur dhe shpifur një Komision ndaj Presidentit të Republikës, dhe sipas tij Presidenti i Shtetit ka qenë i ashpër për të denoncuar vjedhjen së votës.
Deklaratat publike të Presidentit ka qenë se kush prek votën e lirë duhet të dënohet. Këtu në Shqipëri regjimi kërkon të dënojë këdo që del kundër vjedhjes së votës dhe të promovojë çdo njeri që vjedh votën. Është absurd të thuash se ka shkelur Kushtetutën se ka mbrojtur votën. Mbi të gjitha është detyrë e Presidentit të flasë për mbrojtjen e votës. Presidenti I Republikës është institucioni më i lartë i shtetit. E gjithë kjo farsë po ndodh për të mos diskutuar për masakrën Kriminale antikushtetuese që ka bërë Edi Rama më 25 prilli, ku kutitë e votimit u mbushën nga krimi për të mbajtur krimin në pushtet”, theksoi Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.