Regjimi i vizave për Kosovën, Spiropali: Absurde të izolohet rinia, në të dyja anët e Drinit do valëvitet flamuri i BE

Për herë të parë, këtë të dielë në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet mbledhja mes parlamentarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Ceremonia nisi me himnin e Kosovës për t’u pasuar me atë kombëtar shqiptar.

Ligjvënësit e të dy vendeve e ngritën në këmbë për të nderuar himnet kombëtare përpara se të niste seanca e jashtëzakonshme plenare. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se vendi ynë do të vazhdonte të kërkonte liberalizimin e vizave për Kosovën.

Për të është absurde që të rintjë e Kosovës sot janë të izoluar krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre. Ndërsa shtoi edhe se së shpejti në të dy anët e Drinit, do të valëvitej flamuri i Bashkimit Europian.

“Shqipëria ka qenë dhe do të jetë një nga avokatet më të zëshme të Kosovës për liberalizimin e vizave. Ne e gjykojmë aburde sesi ekziston regjimi i vizave. Sesi ata që sot në Kosovë kanë moshë gjyshërish lëviznin lirisht në kohën e ish Jugoslllavisë ndërsa nipërit e tyre sot janë të izoluar. Rajoni duket se i ka mbyllur hesapet me luftën por paqja nuk është kurrë një ekuilibër. Dua të përmend një fakt, memorandumet mes Shqipërisë dhe Kosovës po i afrohen numrit, 200. Duhet të dëshmojnë qartë, shpejt në të dy brigjet e Drinit do valëvitet edhe flamuri i Europës. Për ne kjo është e vetmja zgjidhje”.

SHKARKO APP