Regjisori Budina thirrje qytetarëve për mbrojtjen e Teatrit: Ngrihuni dhe merrni hunjtë!

Pasditen policia bashkiake e Tiranës ka provokuar artistët që mbrojnë Teatrin Kombëtar. Punonjësit e policisë kanë njoftuar se godina tashmë është i përket Bashkisë së Tiranës dhe jo Ministrisë së Kulturës, që e kishte klasifikuar si objekt të rëndësisë së veçantë historike dhe kulturore.

Kjo ka tensionuar dhe situatën mes efektivëve dhe aktorëve që ndodheshin aty, por policia ja doli të ngjisë vendimin në derën e Teatrit për tu larguar më pas.

Regjisori, Edmond Budina, ishte i ashpër ndaj këtij veprimi duke u bëri thirrje kryebashkiakut të mos provojë ndërsa apeloi qytetarët të ngrihen në mbrojtje të Teatrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kujdes të mos derdhet gjak. Në pak minuta jemi shumë këtu dhe do të jemi shumë më tepër. Bëni kujdes dhe ruani mendjen, i bëj thirrje popullit të Tiranës të ngrihen dhe të marrin hunjtë”,- tha Budina.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?