Regjistrimi i mjeteve bujqësore, Rama: Procedura të lehtësuara pranë vendbanimit

Regjistrimi i mjeteve bujqësore është një nismë që i vjen në ndihmë vetë fermerëve, pasi formalizon një pasuri të tyre.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga puaan që po kryhet pranë DRSHTRR-ve në qarqe për regjistrimin e mjeteve bujqësore. Rama bëri të ditur se “qindra mjete bujqësore, rimorkio e agregat, deri sot të paregjistruara, po kryejnë targimin me procedura të lehtësuara e kontroll fizik aty ku jetojnë e punojnë, duke ua kursyer kilometrat e kohën”.

“Të interesuarit që kanë mjete të tilla, të lidhen me zyrën e bujqësisë pranë njësive administrative dhe rastet do të ndiqen nga DRSHTRR-ja e qarkut”, theksoi ai. Ekipet e DPSHTRR-së në gjithë vendin janë pranë fermerëve për t’i asistuar ata për të përmbyllur sa më shpejt procesin dhe pa krijuar vonesa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?