Regjistrimi i PD-së në zgjedhje/ Celibashi: Do të përgjigjem pasi të mbarojë afati
Kryetar i KQZ, Ilirjan Celibashi është shprehur se vendimarrja për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje do të vijë pasi të kalojnë 48 orësh.
Pyetja: A do rregjistrohet PD në zgjedhje?
Celibashi: Vendimarrjen do ta marr pasi të kalojnë 48 orë.
Pyetja: A jeni më afër regjistrimit të Bashës, pse emëruat komisionerët mbrëmë?
Celibashi: Vendimarrja e KQZ e çfarë ndodh është në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor. Ajo u imponua nga rrethanat, nga procedurat që duhet të kryejë një komision. Nuk është rasti i parë që nuk bëhen në mbledhje publike. Janë bërë një pjesë, një pjesë jo.