Rehabilitimi i pallatit të sportit “Arefi Berberi”, Rama në Pogradec: Ambiente të reja për të gjitha disiplinat e sporteve
Përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës përkatëse ku zhvillohen sporte të disiplinave të ndryshme, është në vëmendje të politikave të qeverisë shqiptare, për të nxitur të rinjtë e të rejat që të ndjekin rrugën e sportit dhe forcuar traditën sportive. Kryeministri Edi Rama pa nga afër investimin për rehabilitimin e Pallatit të Sportit “Arefi Berberi”. “Ky investim i bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe bashkia Pogradec, do të ofrojë ambiente të reja për të gjitha disiplinat e sporteve me dorë dhe sporteve të forcës”, u shpreh ai. Projekti i rehabilitimit llogaritet 130 milionë lekë.