Rekomandimi i OSBE për të dhënat personale, Yuri Kim: Qytetarët duhet të votojnë pa presion

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim thekson se autoritetet në vend duhet të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE-ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Rekomandimi i katërt i raportit të OSBE/ODIHR ka të bëjë me faktin që Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve dhe se institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.

Përmes një postimi në Twitter, Kim thotë se autoritetet duhet të veprojnë mbi këtë rekomandim pasi e drejta e qytetarëve për të votuar të lirë është baza e demokracisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të OSBE-ODHIR në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme, është themelore për demokracinë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?