Rektori i Universitetit të Mjeksisë: 70 % e popullsisë do kapet nga koronavirusi, por nuk duhet mënjëherë!

Ka folur sot hapur rektori i Universitetit të Mjeksisë. Koordinatori i Task-Forcës kundër COVID-19, njëkohësisht dhe Rektor i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, është shprehur se shumë mjek dhe infermier i janë bashkuar trupës së bluzave të bardha për të luftuar virusin.

I ftuar sot në News 24, Gjata ka treguar dhe situatën më COVID-19 në Shqipëri, ku tha se në kushtet që jemi po përdoren disa ilaçe kundër virusit dhe vaksina do të paktën 1 vit e gjymsë për t’u prodhuar.

Më tej ai foli dhe për shifra, duke thënë se rreth 70% e popullësisë në Shqipëri do preket nga COVID-19, prandaj u kërkoi qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. “Vaksina kërkon nga 8 muaj deri në 1 vit e gjysmë kohë. Dhe në Shqipëri 70% e popullatës do preket, por ideja është se në sa kohë do preket. Përpjekja është që të progresojë në mënyrë të ngadaltë virusi. Kështu që sistemi shëndetësor ka mundësi t’i presë e t’i trajtojë. Nëse ty të vijnë mijëra pacientë në ditë si në Itali, ti del jashtë mundësi dhe falimenton çdo sistem shëndetësor”, deklaroi Gjata

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?